Hysni Gucati vjen nga Haga në Mitrovicë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka ardhur nga Haga në Mitrovicë.

Marketing

Në disa pamje të publikuara nga mediat lokale shihen edhe veturat zyrtare të cilat janë përkujdesjen për sjelljen e tij në spitalin e Mitrovicës.

I njëjti thuhet të ketë ardhur në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij, i cili po trajtohet në këtë spital.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga familjarët, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ishin arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë, e të njëjtit janë transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.