I arrestuar për trafik droge, kush është shqiptari që u qëllua me armë në Itali

Është zbuluar identiteti i shqiptarit që mbeti i plagosur një ditë më parë në Torino të Italisë, pasi u qëllua me armë zjarri brenda makinës së tij nga një person i paidentifikuar.

Marketing

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 48-vjeçarin, Rexhep Uba. Shqiptari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi është prekur nga dy plumba pistolete në gjoks dhe në bark.

Tg 24 raporton se Rexhep Uba është një emër i njohur për autoritetet në Itali, pasi rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai ka qenë nën hetim për përfshirje në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Torinos.

48-vjeçari ishte arrestuar së bashku me disa persona të tjerë gjëtë një operacioni që çoi në sekuestrimin e tonelatave të drogës të transportuara me kamion.

Kujtojmë se 48-vjeçari u qëllua me armë, në makinë, ndërsa i pranishëm në vendngjarje ka qenë edhe vëllai i tij.

Autoritetet italiane po vijojnë vijon hetimet për këtë ngjarje./