Ibrahimovic shënon golin e 500 në karrierë

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e 500 në nivelin e klubeve ndaj Crotones në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Marketing

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e tij të 500-të në nivelin e klubeve, goli erdhi në min (31′) pas një asistimi nga Rafael Leao.

39 vjeçari ka arritur kuotën e 500 golave në karrierën e tij si futbollist në nivelin e klubeve.

Suedezi ka shkëlqyer këtë sezon me “Rossonerët” ku ka shënuar 13 herë në 11 paraqitje, por që lëndimi i pësuar ia humbi plot dy muaj e gjysmë.

Me një fitore eventuale ndaj kalabrezëve, Milani do të ngjitej prapë në pozitën e parë.

Marketing