Insigne shpallet lojtari i ndeshjes, Belgjikë – Itali

Lorenzo Insigne është shpallur lojtari i ndeshjes mes Belgjikës dhe Italisë.

Marketing

Kombëtarja e Italisë ka fituar ndaj Belgjikës me rezultat 2-1, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale të “Euro 2020”, raporton lajmi.net.

Golat për Italinë i realizuan Nicolo Barella në min e 31’ dhe Lorenzo Insigne në min e 44’, për Belgjikën realizoi Romelu Lukaku në min e 45+2’.

Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin e ndeshjes, ai është Insigne.

Sulmuesi ishte fantastik në këtë ndeshje, dhe kontribuoi në fitoren e ‘Azzurëve’ me supergolin e tij në min e 44’.