Kryeministri Hristijan Mickoski optimist se vendi i ka dyert e hapura për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe se Unioni me shumë mekanizma do ta ndihmoj procesin, edhe pse vendi nuk u përmend fare në konferencën për media në samitin e një dite më parë në Tivat të Malit të Zi.
Kryeministrin nuk e demotivon kërkesa e homologut bullgar Rumen Radev që të përfshij bullgarët në kushtetutë. Në kuadër të samitit Mickoski thotë se nuk është takuar kokë më kokë me Radevin, por vetëm se janë përshëndetur.
Ai shprehet i hapur për bisedime dhe paralajëmron se ato do të jenë më të shepshta në Bruksel.
“E rëndësishme është se shum shpesh do të jemi në Bruksel në një tryezë, dhe do të mund të flasim. Kjo na çon më para nga ajo që ishim vitet e kaluara. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të saktë me strategji të qartë të cilën e kemi si qeveri. Kemi miq, hap pas hapi do të vijmë te qëllimi. Kjo nuk është diçka që bëhet shpejtë, po një maratonë, duhet të përballohet.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski. / Aktuale.mk
