Victor Nelsson në orbitën e Interit. Ditën e hënë hapet merkato e dimrit dhe skuadra zikaltër ka shprehur interes për mbrojtësin e Galatasaray-t. I lindur në vitin 1998, Nelsson ka një klauzolë prej 25 milionë euro, por sipas gazetës Sporx, drejtuesit e Interit besojnë se vlerësimi është shumë i lartë dhe së shpejti do të paraqesin një ofertë prej 10 milionë euro.
Pas tre sezonesh te Nordsjælland dhe dy te Kopenhagen, Nelsson iu bashkua Galatasarayt për 7 milionë euro verën e kaluar.
23-vjeçari gjithashtu ka zhvilluar dy paraqitje me Kombëtaren e Danimarkës dhe mund të jetë një profil për t’u monitoruar në rast të një lamtumire të një mbrojtësi.
Edhe nëse strategjia e Interit nuk duket se parashikon përforcime në janar, më e mundur është një transferimi në muajin korrik.