Ish kryeministri ka shfaqur edhe më parë probleme serioze me zemrën.
Ish-kryeministri Silvio Berlusconi është shtruar urgjentisht në spital në Monte Carlo për shkak të problemeve me zemrën, i tha mjeku i tij personal të enjten agjencisë së lajmeve ANSA të Italisë.
Alberto Zangrillo tha se e pa Berlusconin të hënën dhe tha se ai duhej transferuar menjëherë në një spital aty pranë sepse nuk mendoi se ishte e mençur ta sillte në Itali.
84 vjeçari më parë rezultoi pozitiv me Covid 19.
Ai drejtoi Italinë si kryeministër në qeveritë e viteve 1994-1995, 2001-2006, 2008-2011.