Ish-kryetari i Gjykatës Penale doli nga Shutka

Pas dy javësh prapa hekurave, sot është liruar nga burgu i Shutkës, gjykatësi i shkarkuar Vlladimir Pançevski.

Marketing

Gjykata e Lartë e shfuqizoi dënimin e tij me dy vjet e gjysmë burg të dhënë nga Gjykata e Apelit.

Ai u dënua për keqpërdorim të lëndëve gjyqësore me Sistemin AKMIS gjatë kohës që ishte kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit.

Gjykata Supreme ia hoqi dënimin Pançevskit për shkak se ai nuk ishte thirrur në seancën publike në Gjykatën e Apelit, për t’i paraqitur personalisht argumentet e tij pas ankesës së aktgjykimit në Gjykatën e Velesit.

Lënda tani kthehet në Gjykatën e Apelit.

Pançevski duhet të thirret dhe të merret një vendim gjyqësor. Pançevski do ta presë seancën në liri.