ITSHKSH-Adresë e re e Ballkanologjisë shqiptare

Pjesëmarrja në një konferncë shkencore ka kuptim vetëm atëherë kur
debati prodhon një efekt të caktuar në rrafshin e operacionalizimit të
ideve konkrete. Me një bindje të tillë iu bashkangjitëm edhe
Simpoziumit shkencor “Albanologjia e mijëvjeçarit të ri”, organizuar
nga Akademia e Studimeve Albanologjike dhe sidomos temës bosht:
Bashkëpunime dhe sfida të institucioneve albanologjike shqiptare.

Marketing

Këtij simpoziumi i ka parapri një bashkëpunim në mes të qendrave tona
albanologjike në formë konsultash që filluan në Shkup dhe përfunduan
në Shkodër, por sigurisht që ky Simpozium është shprehje edhe e një
gatishmërie të drejtuesve të rinj të Akademisë së Studimeve
Albanogjike që albanologjia të vendoset në një rrafsh më serioz të
trajtimit shkencor dhe të menaxhimit institucional.

E veçanta e një Simpoizumi të tillë, si ky i sotmi, është se për herë
të parë po fshihen disa kufinj, që fatkeqisisht i kishim ngritur vet
ne para një kohe. Në radhë të parë këtu të gjithë po vijmë të
barbartë dhe askush nuk po ndjehet inferior, kjo edhe për faktin se
drejtuesit e rinj të Akademisë së Studimeve Albanologjike në
bashkëpunim me ITSHKSH në Shkup dhe IA në Prishtinë, kohët e fundit
punuan për një atmosferë të re bashkpunimi në trekëndshin
Tiranë-Prishtinë-Shkup, ku secila prej këtyre qendrave do të ketë
nevojat dhe specifikat e veta dhe si të tilla ato do të integrohen
pastaj në një strategji të vetme veprimi, e cila edhe pritet të merr
formën e një dokumenti që pritet të nënshkruhet sot.

Strategjia e bashkëpunimit në fushat e albanologjisë nuk do të jetë
thejshtë një dokument sa për të stolisur arkivat tona, por do të jetë
një udhërryëfues se nga duhet të lëvizin angazhimet dhe aktivitetet
tona, me qeëllim të krijimit të një ambienti krejt të ri në çështjen
e ridimensionimit dhe riprofilimit të studimeve albanologjike.

Ne si ITSHKSH po integrohemi në këtë strategji bashkëpunimi me një
hisori të pasur sukesesesh dhe shpresojmë që përvojën që do ta
sjellim, do të jetë e barasvelfshme me pritjet që ne i kemi nga
qendrat albanologjike në Tiranë dhe në Prishtinë, që edhe përvojat e
tyre të mbindërtohen në strategjinë tonë të përbashkët.

Shkupi historikisht ka qenë jo vetëm një qytet i udhkryqeve dhe
civilizimeve, por ka qenë edhe një organ tepër vital në trupin e madh
të etnisë shqiptare me shekuj të tërë. Sa herë që erërat e serta
preknin këtë organ, efektet anësore arrinin edhe në pjesët tjera të
etnisë sonë, prandaj Shkupi bashkë me Manastirin, për një kohë bukur
të gjatë luajti rolin e piemontit shpirtëror të shqiptarëve.

Lidhja Shqipare e Prizrenit pati një shtrirje të gjerë në mbarë
hapësirën etniek shqiptare, mirëpo vetëm në Shkup ajo arriti të
institucionalizojë veprimin e saj, duke ngritur në një shkallë më të
lartë organizimin ushtarak e politik, si përgjigje ndaj sfidave që
sillnin pushtimet e huaja.

Në Shkup patën një aktivitet të dendur edhe disa nga ideologët kryesor
të Lëvizjes sonë kombëtare, në mesin e të cilëve edhe Hasan Prishtina.
Ky i fundit, sikur të kishte një parandjenjë për atë se çka do të
ndodhë. Ai ishte marrë vesh me Ismail Qemalin, se nëse ndodhë ndonjë e
papritur, ashtu edhe siç ndodhi me arrestimin e Hasan Prishtinës,
atëherë shpallaja e Pavarlësisë në vende se në Shkup do të shpallet në
Vlorë. Hasan Prishtina nuk mori pjesë në aktin e Pavarësisë, por fryma
e tij ishte prezente aty, ashtu siç ishte prezent edhe Shkupi me
lavdinë e tij të dëshmuar në vitet e stuhishme të kryengritjeve dhe
betejave diplomatike për një independencë shqiptare.

ITSHKSH me projektet dhe aktivitete e veta tregoi sens maksimal të
ndjeshmërisë ndaj Shkupit si qytet i lavdisë dhe krenarisë shqiptare.
Në këtë kuadër, u botuan një sërë veprash që ndriçonin dche afirmonin
rëndësinë e Shkupit në rrjedhat historike, siç ishin botimet kushtuar
Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkup, Klubit Bashkimi të
Shkupit, monogria kushtuar Jashar Bej Shkupit, një prej etërve
shpirtëror të Shkupit, si dhe seria e veprave kushtuar familjeve
shqiptare katolike dhe kontributit të tyre në ngritjen dhe shkëlqmin e
këtij qyteteti shqiptar.

Për t’i dhënë vulë argumentuese krejt këtij dikursi, ITSHKSH ishte
promotor i një angazhimi institucional për ndryshimin, gjegjësisht
riemërtimin e disa rrugëve dhe shesheve të Shkupit, ku për herë të
parë emrat e patriotëve dhe familjeve fisnike shqiptare do të jenë në
adresat e reja të rrugëve e shesheve të Shkupit. Tash e tutje një prej
bulevardeve kryesore të Shkupit do të mbaj emrin e Hasan Prishtinës,
një rrugë tjetër do të ketë emrin e Vëllezëve Frashëri. Gjergj Fishta,
Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, Shqipëria, gjithashtu do të
jenë në tabelat e reja të rrugëve dhe buleverdeve të Shkupit.

Pasi që po flasim për Albanologjinë e mijëvjeçarit të ri, konsideroj
se ITSHKSH i ka bërë disa përpjekje serioze që albanologjia të
vendoset në një fushë komplementare me fushat tjera, siç është
ballkanologjia, kulturologjia etj. Për rrjedhojë, ne si ITSHKSH kemi
vendosur që të hapemi ndaj vlerave e prurjeve të jashtme, duke e
vendosur interesin tonë nacional në epiqendër të vëmendjes. Dhe këtë
kemi arritur ta bëjmë në saje të hapjes së disa departementeve
specifike në kuadër të ITSHKSH, siç është Departamenti për mësimin
dhe edukimin e Holokaustit, Departamenti që nderon kujtimin e Gonxhe
Bojaxhiut-Nënë Terezës ,Departemtni i Ballkanologjisë që merret
kryesisht me marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, Departamenti i
Marrëdhënieve Shqiptaro -Osmane , Departmneti i kuturës materiale, në
kuadër të së cilit funksionin edhe Muezeologjia.

Të gjitha këto departemente kanë specifikat dhe arsyeshmërinë e
veprimit të tyre. Kështu, bie fjala, Departamenti për mësimin dhe
edukimin e Holokaustit, është kujdesuer që të sistemojë kujtesën e të
mbijetuarve të Holokasutit, sidomos të atyre që u shpëtuan nga duart e
shqipztarëve. Ppr ta bërë më kuptimplote këtë kujtesë ne si ITSHKSH
kemi botuar të vetmit në rajon Doracakun katër gjuhësh (shqip,
maqeonisht, turqisht dhe serbisht) për nxënien e metodave mësimore për
Holokasutin dedikuar nxënësve të shkollave fillore.

Në kuadër të këtij departemtni është botuar edhe një libër dy gjuhësh
me vlera të shumanshme që i kushtohet Legjilacionit bullgar gjatë
kohës së pushtimit fashist ndaj çështjes hebreje. Mendojmë se ky
libër, përveç tjerash, është edhe një pikënisje e mirë për Kosovën e
cila do të duhej ta trajtojë temën e gjenocidit serb sipas modelit të
këtij libri.

Puna e këtij deparmenti nuk ka ngelë edhe pa jehonë në institucionet
ndërkombëtare dhe për rrjedhojë Departmneti Amerikan i shtetit e ka
përmendur në dy raporte ITSHKSH si një model i mirë i kultivimit të
tolerancës qytetare.

Specifikat tjera që ndërlidhen me departmentet tona, mbulojnël fusha
të caktuara, të cilat i kemi ideuar si fushëveprime shkencore që
tejkalojnë caqet e ngushta të albanologjisë, siç është, bie fjala
departamenti i Ballkanologjisë, ku përpos marëdhëniebve
shqiptaro-maqedonase, trajtohen edhe problematika të tjera të poujve
tjerë të ballkanit dhe kjo është shprehur edhe në Konferencat e
përvitshme shkencore mbi ballkanologjiunë që mbahen në ITSHKSH.
Sublimim i punës së këytre konferencave shkencore është revista
BALLKANOLOGJIA , e cila përmbledhë punimet tematike të autorëve që
marrin pjesë në konferencat tona shkencore.

Nisur nga këto dhe faktet tjera, konsiderojmë se Ballkanologia
shqiptare tash e tutje do të ketë një adresë në Shkup në kuadër të
ITSHKSH dhe presim që bashkëpunimi ynë të thellohet edhe në këtë fushë.

Departmenetet tjera, siç është ai për kujtimin dhe nderimin e emrit
dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut- Nënë Terezës, si dhe Departementi i
marrëdhënieve shqiptaro-Osmane,ku në fikus do të jetë kontributi
politkim e kulturor i vëllezërve Frashëri në kontesktin e përgjithshëm
të këtyre marrëdhënieve, përveç tjerash kanë si synim edhe avancimin
dhe fisnikërimin e tolerancës fetare në mes të shqiptarëve si dhe
paraqitjen e kësaj tolerance si vlerë e jona e veçantë në tregun e
gjerë kulturor evropian e botëror.

Kultura materiale e shqiptarëve në Maqedoininë e Veriut është
konsederuar si një terra incognita, për arsye se qasja e studiuesve
shqiptarë në resurset e pasurirë materiale-arkelologjike ka qenë e
pamundur për shkak të kulturofobisë ndaj shqiptarëve. Për këtë arsye
ne inicuam formimin e Deparzemtin ekulturës materiale, në kuadër të së
cilit do të funskionojë edhe muzeologjia, si një shansë për ta
rikthyer vlemendjen tonë në eksplorimin dhe konzervimin e gjithë
pasurisë materiale që lidhet me historinë tonë në trevat lindore
shqiptare.

ITSHKSH ka edhe një rrugë të gjatë për ta bërë në arritjen e
objektivave që i sigurojnë albanologjisë disa asete të vlefshme
shkencore. Prandaj është i mirëseardhur bashkëpunimi i tri qendrave
tona albanologjike, ku do të integrojmë dhe sistemojmë përvojat tona
të veçanta dhe të përgjithshme.

Simpoziumi i sotëm le të jetë një nismë e kësaj strategjie të re
bashkëpunimi, ndërkohë që ITSHKSH do të vjen me ide e sygjerime të
reja që ky bashkëpunim të jetë sa më dinjitoz dhe sa më gjihpërfshirës.