Izraeli ka shkatërruar plotësisht 31 xhami në Gaza që nga 7 tetori

Me pesë xhami të tjera të shkatërruara së fundmi në sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, numri i xhamive të shkatërruara që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor është rritur në 31, transmeton Anadolu.

Marketing

Ministria e Vakëfeve në Gaza publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj xhamive.

Ministria tha se Izraeli ka shkatërruar plotësisht edhe pesë xhami të tjera, duke shtuar se “Numri i xhamive të shkatërruara plotësisht që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Gaza është rritur në 31”.

Dje ministria tha se gjatë bombardimeve izraelite janë goditur disa pika civile, si ndërtesa e Ministrisë së Vakëfeve dhe ndërtesa e Radios së Kur’anit të Shenjtë që vepron nën ministrinë dhe se gjatë bombardimeve janë vrarë dhjetë punonjës të Ministrisë.