Arrestohet dileri nga Manastiri, ja çka gjeti policia

Nga MPB njoftojnë se mbrëmjën e djeshme kanë arrestuar 34-vjeçarin A.J. nga Manastiri.

Marketing

Gjatë bastisjeve në ambientet e të njëjtit është gjetur drogë, një pushkë dhe plumba.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar: pushka e gjuetisë “Zastava” kal.12, kondak pushke prej druri, fishekë, lëndë e bardhë në formë të ngurtë, lëndë pluhuri e bardhë, thikë me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë, thërrmues me mbetje marihuane dhe sende të tjera”, thonë mes tjerash nga MPB.