Ja kush zgjidhet kandidat i ASH-së për Bogovinën

Kuvendi Qendror i ASH, me propozim të kryetarit të saj Ziadin Sela ka propozuar kontestimin e vendimit të Kuvendit të Degës së Bogovinës ku ditë më parë me shumicë votash për kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës ishte nominuar Sadik Sulejmani.
Në vendimin e ri që sot votoi Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët, me propozim të Ziadin Selës gati se unanimisht në përjashtim të kuvendarëve të Degës së Bogovinës, të cilët lëshuan Kuvendin, për kandidat për kryetar të kësaj komune kanë nominuar kryetarin e deritashëm Albin Xhemailin.

Marketing

Pas këtij skandali, simpatizuesit e Sadik Sulejmanit nga Piroku i bëjnë thirrje ALbinit se në Bogovinë nuk voton Sela por Piroku andaj përgatitu prej tash në opozitë.

“Aleanca për Shqiptarët, konkretisht kryetari Ziadin Sela, sot shkeli parimet e demokracisë.
Me vota të shumicës si kandidat për kryetar nga dega Bogovinës u votua Sadik Sulejmani, mirpo kryetari Sela (që dikur e përqeshte Menduh Thaçin) nuk e respektoj vullnetin e shumicës dhe zgjodhi për kandidat Alban Xhemailin.
Të nderuar Pirokas, sot e patëm një thikë ps shpine dhe shpresojmë që ditën e zgjedhjeve këtë parti, dhe këtë kryetar ta çojmë në Histori, dhe kurrë mos i shkoje mendja të tallen me ne.
Albon, ditën e zgjedhjeve ne do të votojmë jo Sela, kështu që përgatitu për në opozitë” thuhet nga simpatizuesit e Sadik Sulejmanit në faqen e tyre Pirok.