Për pak të krisin grushtat në ASH-Bogovinë, Sela tenton Alboni të jetë kandidat, dega ikën nga mbledhja

Kanë shpëtuar për pak që dega e ASH-së në Bogovinë të përgjaket me grushta. Siç mëson TetovaSot në mbledhjen që mbahet tani në këto momente, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela sërish ka tentuar që në degën e Bogovinës të jetë kandidat, kryetari aktual Albon Xhemaili edhe përkundër vullnetit dhe votimit të degës që zgjodhën Sadik Sulejmanin.

Marketing

Pas tentimit të Selës, siç mësohet pesë kuvendarë kanë lëshuar mbledhjen dhe nuk dëshirojnë një imponim nga lideri për të përzgjedhur kandidatët për kryetar komunash.

Dega ditë më pari zgjodhi Sadik Sulejmanin si kandidat për kryetar komune, por Ziadin Sela sot sërish ka provuar që të vendoset në votime mes Sulejmanit dhe Xhamilit për të manipuluar dhe më pas të vendoset Albon Xhemaili.

Nuk dihet ende si do të ecë më tutje ngjarja, por portali TetovaSot pas pak do t’ju informojë me gjithë ecurinë e mbledhjes dhe skandaleve që bëhen në ASH-Bogovinë.