Ja vendimet nga mbledhja e Këshillit për preventivë në Komunën e Çairit

Konkluzionet e mbledhjes së pestë të Këshillit për preventivë në Komunën e Çairit

Marketing

1. Komuna e Çairit të vazhdojë me dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të ndërtesave kolektive, rrugëve në kompetencë të komunës dhe ndërtesës administrative. Të kërkojë nga institucionet përkatëse me objekte në territorin e komunës të realizojnë dezinfektimin e tyre.

2. Të inicohet fushatë për ngritjen e vetëdijes kolektive rreth respektimit të masave preventive duke përdorur: billbordet në hyrje dhe dalje të komunës, si dhe në vendet kyçe me qarkullim të madh të qytetarëvе dhe të aktivizohet vetura me autoparlant për përhapjen e apelit kësaj radhe për respektim të masave

3. Të përcillet informatë për gjendjen dhe masat e ndërmarra në mbledhjen e radhës të Këshillit të Komunës së Çairit dhe të kontaktohet me udhëheqësit e bashkësive fetare për të dhënë apel të përgjithshëm për respektim të masave.

4. Të kërkohet nga organet e rendit publik që të jenë më të përpiktë në vëzhgimin e situatës që të ndërmarrin të gjitha masat që janë në kompetencë të tyre për të gjithë ata nuk i respektojnë rregullat. Të apelohet deri te të gjithë operatorët ekonomik për respektimin e rregullave strikte të funksionimit të tyre sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve nga Shtabi Qendror i Krizës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.