Javën e ardhshme takimi Kovaçevski-Mickoski

Takimi i liderëve Kovaçevski-Mickoski pritet të mbahet javën e ardhshme, konfirmojnë nga LSDM. Në këtë takim, socialdemokratët synojnë të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për ndryshimet kushtetuese që janë kusht për vazhdimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë.

Marketing

Ata paralajmërojnë se përgjegjësia për të arritur konsensusin për ndryshimet kushtetuese mbetet te 120 deputetët, duke përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së, parti nën udhëheqjen e Mickoskit.

Në interes të procesit të integrimit evropian, LSDM e fton Mickoskin për takim, edhe pse ka kundërshtuar publikisht mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

“Pas takimit me liderët, pres që të jepen përgjigje, nëse Hristijan Mickoski do të mbetet peng i së Majtës dhe do të jetë pjesë e bllokut antievropian së bashku me të Majtën, apo do t’i bashkohet bllokut evropian që do t’i sjellë prosperitet vendit dhe natyrisht bashkërisht do ta udhëheq procesin e integrimeve evropiane në vend, që vendi ynë sa më shpejt të pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.”, – deklaroi deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Kryeministri Kovaçevski mbetet në qëndrimin se nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, në vend të integrimit do të kemi izolim dhe do të jemi në të njëjtën situatë si në periudhën 2006-2016.

Marketing