VMRO-DPMNE: Nuk ka mbështetje për ndryshimet kushtetuese

Por, kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, nga ana tjetër, kërkon përgjigje nga Qeveria se si do të veprohet, pasi sipas tij, procesi i nisur nga Qeveria nuk do të jetë i suksesshëm, sepse grupi i tyre parlamentar nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Në takim liderësh, nëse LSDM-ja pushon së luajturi lojëra për fëmijë, që në fakt e ka, do të bëhet më e qartë nëse Kovaçevski është servil ndaj BDI-së apo jo. Nëse LSDM mendon se dikush në vend beson se Artani dhe Talati janë evropianë dhe për vlera evropiane, atëherë ose e nënvlerësojnë popullin ose janë aq të korruptuar që nuk mund të nxjerrin zë nga BDI-ja.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas opozitës, dalja nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa kryeministri Kovaçevski, nga ana tjetër, mbetet i mendimit se zgjedhjet duhet të mbahen në afat të rregullt, e jo votime të parakohshme.

Marketing