Jep dorëheqje aktivisti i Vetëvendosjes pas 15 vitesh: Po më vjen me vjellë…

“Nga sot jepi dorëheqje si aktivist i Vetëvendosjes”. Kështu e fillon shkrimin e tij Shkëlqim Xhafa nga Peja i cili shprehet shumë i zhgënjyer me subjektin politik të cilin e ka përkrahur.

Marketing

Bashkangjitur me postimin e tij, ai ka shtuar fotografinë e kartelës së anëtarësisë të cilën e ka prerë me thikë në gjysmë.

Ai ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, ka lobuar e ka përkrahur Vetëvendosjen, ka debatuar e është konfrontuar me njerëz për këtë temë, shkruan lajmi.net.

“Por tash kur janë ardh në pushtet sinqerisht po më vjen me vjell e besa mi ra pishmon për këto 15 vite. As në ëndërr nuk e kom mendu që pushteti i Albin Kurtit është me i zi se i Hashimit, Ramushit e Ises”, shkruan ai.

Ky është postimi i tij:

NGA SOT JEPI DOREHEQJE SI AKTIVISTI I VETVENDOSJES.
Ka 15 vite qe jam aktivist i Vetvendosjes, ky aktivizem perfshin:
– Pjesemarrjen time ne gati te gjitha protestat e Levizjes Vetvendosjes dmth per cdo proteste 1 or e gjyse udhetim nga Peja ne Prishtine,
– Qindera statusa dhe lobim per levizjen
– Debate dhe konfrontime me shume njerez per ta mbrojt idealin dhe me arrit me pa diten qe vijn ne pushtet etj
Por tash kur jane ardh ne pushtet sinqerisht po me vjen me vjell e besa mi ra pishmon per keto 15 vite.
As ne enderr nuk e kom mendu qe pushteti i Albin Kurtit eshte me i zi se Hashimit, Ramushit e Ises.
Sa fanatik i idealit te levizjes kam qene, besom kurr se kom mendu qe me ardhjen e Vetvendosjes ne pushtet:
– Kane me m’lon qeveria pa pune, e ska me ma jep asnje cent ndihme
– Se kom imagjinu qe mbes pa rryme, e ka me bo hajgare kryeministri me mu duke me thene “mbulohu me batanije”
– Ka mu shtrajtu rryma per mu si klase punetore, e per biznes jo ndersa serbeve ne veri ju paguhet komplet
– Kur e thirri ambulanten nuk me vjen, e qe duhet mi pagu barnat bazike ne kete krize e pa pune.
– Ka mu shtrajtu buke a cdo send tjeter, por jo mu rrit rroga besa besa gjysen e vitit me mbet pa rroge.
As ne enderrat me te kqija, nuk e kom mendu qe jetesen me te veshtire ne Kosoven tone te shkrete kom me perjetu ne qeverine e Levizjes. As ne ender..