Kancelari austriak: Nuk flas për korrigjimin e kufijve, pa pasur plane konkrete

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz nuk ka pranuar të komentojë lidhur me mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Kurz ka thënë se nuk do të komentojë këto propozime deri sat ë mos ketë diçka konkrete, transmeton lajmi.net.

Kabineti i kancelarit austriak ka konfirmuar se Kurz ka pasur një takim me Thaçin dhe Vuçiqin gjatë forumit në Alpbach të Austrisë.

Deri më tani kundër korrigjimit të kufijve ka daluar kategorikisht kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kurse në anën tjetër këshilltari i Trumpit, John Bolton ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të kufijve.

Kundër deri më tani janë shprehur edhe Franca e Britania.

Marketing