Kaos në kufirin me Greqinë: Të shtatë korsitë të mbushura, pritje me orë të tëra

Kaos në kufirin me Greqinë: Të shtatë korsitë të mbushura, pritje me orë të tëra

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare “Bogorodicë”, në drejtim të Greqisë, ku të shtatë korsitë janë të mbushura me makina që presin për të dalë nga vendi.

Sipas shoferëve, pritjet zgjasin me orë të tëra, ndërsa komunikacioni zhvillohet shumë ngadalë. Një udhëtar ka deklaruar se po pret tashmë rreth katër orë.

Ngecje ka edhe në hapësirën ndërkufitare, ndërsa fluksi i shtuar lidhet me sezonin veror dhe udhëtimet drejt bregdetit grek. Shoferëve u rekomandohet durim dhe furnizim me ujë të mjaftueshëm. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF