Kasami nga lagja Gam Gam: Për çdo problem kemi projekt konkret

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për Tetovën sonte ka qëndruar në lagjen Gam Gam në Tetovë, ku prezent ka qenë edhe shefi i shtabit të kësaj partie, ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, për të cilin Kasami tha se për herë të parë kemi ministrin e Bujqësisë që është më i suksesshmi në qeverinë e RMV-së dhe po merret më shumë se çdo kush me problemet që i tangojnë veçanërisht Pollogut.

Marketing

Gjithashtu Kasami ka deklaruar se lagja Gam Gam është zemra e qytetit, por fatkeqësisht ka mbetur më e ngulfatura e Tetovës, për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe probleme të shumta si pasojë e keqmenaxhimit nga komuna e Tetovës. Ai gjithashtu tha se me 17 tetor, jo vetëm Gam Gami, por e gjithë Tetova do të çlirohet nga ky mjerim që e ka kapluar, dhe në krye të komunës do të vijnë njerëz që kanë zgjidhje dhe projekte konkrete për çdo problem siç është ujësjellësi, kanalizimi, qentë endacak, të cilat sipas Kasamit janë probleme elementare që kryetarja e komunës çdoherë thotë se i ka zgjidhur, por asgjë nuk kemi të realizuar.