KE-ja gati të nis hetimin kundër Komisionerit Várhelyi, për çfarë akuzohet

Komisioni Evropian mund të nisë një hetim kundër Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi në ditët në vijim. Raporti që kërkon hetimin është pranuar tashmë nga komiteti i punëve të jashtme të PE.

Marketing

Edhe pse Várhelyi e kundërshton, në raport thuhet se ai po përpiqet qëllimisht të minojë rëndësinë e kushteve të sundimit të ligjit të vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në bashkim.

Bëhet me dije nga media hungareze “Szabad Union” se në këtë raport, kërkohet një hetim i nisur nga Komisioni Evropian për të kontrolluar aktivitetet aktuale të komisionerit. Vetë raporti pritet të votohet në Parlamentin Evropian në ditët në vijim.

Deputeti social demokrat hungarez në PE, Thijs Reuten tha se parlamenti dëshiron ta shyrtojë deri në detaje këtë raport që të vlerësojnë nëse Olivér Várhelyi e kryen punën e tij pavarësisht nga çdo ndikim politik dhe duke marrë parasysh interesat e përgjithshme të BE-së.

Várhelyi u kritikua gjithashtu nga Parlamenti Evropian verën e kaluar për arsye të ngjashme. Në atë kohë, në raportin e tij për Serbinë, parlamenti shprehu shqetësim për pretendimet e publikut se Várhelyi nuk i kushtonte rëndësi të mjaftueshme disa çështjeve që lidhen me sundimin e ligjit në vendet në pritje të pranimit.