“Kënga Magjike 2021” fillon me 21 mars

“Kënga Magjike 2021” do të hap siparin shumë shpejt, por emrat e antarëve të jurisë sapo u zbuluan.

Marketing

Burime për ‘RevistaWho’ kanë treguar se këtë vit përballë të rinjve që do konkurojnë në festivalin e muzikës moderne shqiptare do të jenë: Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.

Emra të rinj në listën e këtyre zgjedhjeve nga produksioni janë Kozeta Kurti, gazetare e njohur me shumë vite eksperiencë në mediat shqiptare. Gjithashtu Markelian Kapedani, kompozitor dhe pianist i njohur. Ai ka qenë pjesë e shumë orkestrave instrumentale shqiptare dhe njihet lehtë nga flokët e gjatë që pak kanë guxuar t’i mbajnë si ai.

Jonida Maliqi rikthehet edhe këtë vit në ‘Kënga Magjike’. Ajo ishte pjesë e jurisë së 2019-ës, kur u bë edhe festivali i fundit i muzikës moderne, pasi 2020-a qe pushim për shkak të gjendjes kritike me pandeminë. Po ashtu edhe Enkel Demi, do të vazhdojë të jetë pjesë e jurisë së këtij viti, i dyti për gazetarin e njohur. Ndërsa Arben Skënderi, muzikanti i njohur është prej dy vitesh pjesë e spektaklit dhe ky do të jetë i treti ku ai është pjesëmarrës.