Një zarf që përmbante tre plumba pistolete, drejtuar Papa Françeskut është kapur në një zyrë postare pranë qytetit verior italian të Milanos, tha policia të hënën.
Punonjësit e postës thirrën menjëherë policinë pasi panë zarfin, ndërkohë që për ngjarjen kanë nisur hetimet.
Reuters raporton se zarfi, është dërguar nga Franca, ndërsa në zarf, adresa ishte e shkruar me shkrim dore “Papa, Qyteti i Vatikanit, Sheshi i Shën Pjetrit, Romë”.
Sipas policisë italiane, tre plumbat supozohet të jenë për një pistoletë dhe zarfi gjithashtu përmbante një mesazh në lidhje me operacionet bankare dhe korrupsionin e mundshëm.
Përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë ende nuk kanë komentuar dhe ndërkohë kanë vazhduar hetimet./