Kërcënoi kandidatin në “facebook”, 8 ditë paraburgim për të dyshuarin

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prilep i është hequr liria një personi 27 vjeçar, i cili në rrjetin social fejsbuk ka kërcënuar një kandidat për kryetar të Komunës Prilep.

Marketing

“Personit të denoncuar gjatë ditës së djeshme iu hoq liria në pikën kufitare Tabanoc gjatë hyrjes në shtet dhe është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në prokurori.” – thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi në procedurën paraprake i ka caktuar të dyshuarit masën paraburgim në kohëzgjatje prej 8 ditë.