KSHZ: Kemi siguruar kushte për proces pa pengesa

Në këto zgjedhje për herë të parë do të aplikohet edhe identifikime me shenjat e gishtit. KSHZ njofton se veç furnizimit me pajisje janë siguar të gjitha kushtet për funksionin të pandërprerë.

Marketing

Në prag të ditës së votimit, kreu i KSHZ-së edhe një herë sqaroi mënyrën e votimit, që fleta e votimit të jetë e vlefshme.

“Me këtë rast duam të rikujtojmë votuesit se konformë Kodit Zgjedhor dhe udhëzimit të miratuar nga KSHZ, fletëvotimet e tyre duhet t’i shënojnë duke rrethuar numrin rrendor para kandidatit për të cilin duan të votojnë, përkatësisht për listën e kandidatyëve, me stilolaps me ngjyrë të kaltër.” – deklaroi Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do t’i vëzhgojnë organizata dhe mediume, vendore dhe të huaja. KSHZ ka akredituar 1247 vëzhgues, prej të cilëve 870 janë vëzhgues vendor dhe 367 vëzhgues të huaj, si dhe dhjetë gazetarë të huaj.

Marketing