Kliçko nga vija e frontit me porosi urgjente për bashkëqytetarët e tij

Ylli i njohur i boksit, nj;herit kryetar i qyetit të Kievit Vitali Klitschko ka bërë një paraqitje tjetër në rrjetet sociale, Përderisa në kryeqytetin ukrainas të udhëheqzr nga ai, Kiev, po zhvillohen përplasje të ashpra në mes agresorit rus dhe ukrainasve vendas, ish-kampioni i botës në boksin profesionist ka bërë një porosi të rëndësishme dhe urgjente për bashkëkombësit e tij, mbi të gjitha për ata që jetojnë në Kiev, shkruan albanews24.

Marketing

“Miq. Për hir të sigurisë, qëndroni në shtëpi ose në strehimore sa më shumë që të jetë e mundur. Mos dilni dhe mos shkoni në qytet. Përpos atyre që punojnë në infrastrukturën kritike. Dilni nga shtëpia vetëm për të shkuar në strehimore. Metro është shkatërruar, nuk do të ketë transport.Ne po e mbrojmë qytetin tonë”, ka shkruar Klitschko në rrjetin social twiter.
Vitali Kliçko bashkë më vëllaun e tij është rënditur në krye të forcave mbrojtëse të Ukrainës, duke mos u larguar nga qyteti.