Komisioni i Sëmundjeve Infektive diskuton për Omicron

Komisioni për Sëmundjet Infektive sot mblidhet për të diskutuar situatën me Covid 19 në vend, aq më tepër që rasti i parë i variantit omikron është regjistruar tek një pasagjer i kthyer nga Britania e Madhe.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare, pacienti po trajtohet në shtëpi dhe ka një pasqyrë të lehtë klinike. Pas mbledhjes së Komisionit do të raportojë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Pavarësisht se Omicron ka mbërritur në vend dhe po afrojnë festat me rrezik të shtuar të udhëtimit, nuk janë paralajmëruar masa të reja përveç atyre ekzistuese, për të mbajtur maskë, për të mbajtur distancën dhe për të dorëzuar certifikatën e vaksinimit.