Komuna e Kërçovës subvencionon hapjen e bizneseve të reja

Duke pasur parasysh se papunësia është një problem serioz në mbarë vendin, komuna e Kërçovës për tre vite me radhë ka subvencionuar hapjen e bizneseve të reja private, dhe me këto masa është ndikuar në stimulimin e të rinjve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, thotë kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.

Marketing

Interesimi i të rinjve gjatë viteve të kaluara dhe rezultatet e aplikimit të këtyre masave, shton ai, janë dëshmi se komuna duhet të vazhdojë me mbështetjen e të rinjve në hapjen e bizneseve të reja, sepse në këtë mënyrë drejtpërsëdrejti ndikohet në zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Gjatë këtij viti, komuna e Kërçovës ka planifikuar mbështetjen për 15 biznese të reja dhe 6 kompani që do të përfitojnë pagesën e kontributeve për një të punësuar.

Marketing