Komuna e Sarajit dhe Higjiena komunale pastruan dhe dezinfektim në Kondovë

Sot bashkë me drejtorin z. Abdusamed Shabani i shikuam nga afër punimet e NP Higjiena Komunale Shkup për pastrim dhe dezinfektim të disa pikave në vendbanimin Kondovë.

Marketing

Në këtë aksion u pastrua dhe dezinfektua: rruga kryesore, obori i shkollës fillore “Bajram Shabani”, obori i medresesë Isa Beu, Çerdhja “Flutura”, Fakulteti i shkencave Islame si dhe 1 deponi e egër afër lumit Vardar me sipërfaqe përafërsisht prej 150 m2. Aksioni do të vazhdoj edhe në ditët në vijim ku do të pastrohet edhe një deponi tjetër e cila gjendet afër Urës.

Gjithashtu aksioni vazhdoi edhe në vendbanimin Gllumovë, ku u pastruan rruga kryesore dhe shkolla fillore.
🛑 Apelojmë deri tek të gjithë banorët që ta ruajnë ambientin dhe të jemi më të ndërgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave.