Koncert me rastin e 110 vjetorit të çlirimit të Shkupit, Bexheti: Ju mirëpresim!

Kryetari i komunës së Sarajit ka njoftuar se me rastin e çlirimit të Shkupit, nesër me fillim nga ora 20:00 në sheshin e Sarajit do të organizohet koncert. Bexheti njoftoi se do të performojnë këngëtaret Miranda Hashani dhe Besiana Mehmedi, ndërsa nga Kosova do të performojë këngëtari Neki Emra.

Marketing

“Ju mirëpresim nesër në Sheshin “Isa Boletini”-Saraj, me rastin e 110 vjetorit të çlirimit të Shkupit në ora 20:00 fillon Koncerti me këngë të pavdekshme nga ikona e muzikës së mirëfilltë shqipe Miranda Hashani bashkë me Besiana Mehmedi dhe Neki Emra”, ka shkruar Bexheti.