Objekti i vjetër i shkollës së mjekësisë në Tetovë i kalon Kadastrës, Kasami fajson BDI-në

Me vendim të qeverisë, objekti i vjetër i shkollës së mjekësisë në Tetovë i është dhënë në shfrytëzim Kadastrës së Tetovës, për çka, ka reaguar kryetar i komunë, Bilall Kasami.

Marketing

Në bazë të ligjit dhe vendimit të qeverisë nga viti 2014, Kasami tha që objekti në fjalë është në kompetencë të Pushtetit Lokal.

Kasami e ka ndërlidhur menaxhimin me objektin e shkollës medicinale, si hakmarrje politike, për siç tha ai, për humbjen e BDI në zgjedhjet e fundit për Këshillin komunal në Tetovë.

“Fatkeqësisht, qeveria faktikisht BDI nuk mund të pajtohen me faktin që qytetarët e Tetovës e dënuan për politikat e mbrapshta dhe hakmarrëse ndaj Tetovës. Jashtë çdo logjike të shëndoshë LSDM-BDI vazhdojnë me politikën hakmarrëse ndaj Tetovës dhe qytetarëve të saj. Konkretisht, në mënyrë hakmarrëse Artan Grubi ka nënshkruar një vendim me të cilën godina e vjetër e shkollës medicinale i jepet në shfrytëzim të përhershëm Kadastrës së Tetovës”, tha Kasami, i cili mes tjerash nënvizoi që objekti i jepet kadastrës pa asnjë nevojë dhe pa u konsultuar me askënd.

Kasami insiston që qeveria të rishikon vendimin dhe menaxhimi t’i kthehet komunës, e cila ka kompentenca mbi objektet shkollore dhe të njejtat nuk mund të shfrytëzohen për veprimtari të tjera veçse për qëllimi mësimore. Kasami njoftoi që vendimi do të kontestohet në Gjykatën Administrative.