Kongresi i LSDM-së, Filipçe paralajmëron trysni ndaj pushtetit

LSDM paralajmëron trysni të shtuar ndaj pushtetit në tre dimensione llogaridhënie për eurointegrimin, alternativa socio ekonomike pas ngecjeve në këto fusha dhe mobilizimin e mbarë opinionit progresiv për një mirëqënie më të mirë.

Synimet u qartësuan në kongresin e 32 programor të LSDM-së, nga kryetari i partisë Venko Filipçe. Ai paralajmëroi se platforma ideologjike e partisë s’do jetë vetëm deklaratë, por instrument politik për veprim, për të palanduar rrëshqitjen e shtetit drejt një sistemi të rrobëruar, klientelizmit dhe drejtësisë së kontrolluar.

Sipas tij populli po jeton në çmime të larta, paga të ulëta dhe në pasiguri. Andaj, tani duhet vepruar që të kapet treni drejt BE-së dhe të mos pranohen justifikimet e pushtetit për ngecje në këtë rrugëtim.

“Të kërkojmë plan të qartë shtetëror për hapjen e klasterëve dhe kapitujve në bisedimet me afate të sakta, përgjegjësi politike dhe llogaridhënie të plotë. Populli ka të drejtë të dij se cili është plani, cili është hapi i rradhës dhe kush do të përgjigjet nëse Maqedonia sërish mbetet në dhomën e pritjes.” – tha Kyetari i LSDM-së, Venko Filipçe. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF