Kosovë: 130 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë

Njëqindetridhjetë raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Marketing

Sipas njoftimit për media, rastet e reja rezultuan nga testimi i 818 mostrave.

Instituti raportoi edhe për një viktimë nga koronavirusi në 24-orëshin paraprak, si dhe për 71 pacientë të shëruar.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 17,139, i viktimave në 657 dhe i të shëruarve në 14,787.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Aktualisht, aktive janë 1,695 raste.