Kovaçevski: Mickoski po i mban peng deputetët sikur Gruevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu përgjigj Mickoskit mbi vendimin e deputetëve të tij për deklaratat noteriale. Kovaçevski tha se në kohën e Gruevskit VMRO-DPMNE-ja nënshkruante letra kambiale me vlerë 300.000 euro, ndërsa në kohën e Mickoskit notarizon deklarata. Ai gjithashtu kërkoi nga Mickoski të tregon pse i pengojnë bullgarët të përfshihen në Kushtetutë.

Marketing

“E shohim se ajo parti politike nuk ka ndryshuar asnjë milimetër nga koha e kryetarit të mëparshëm. Aso kohe deputetët e tyre kanë nënshkruar kambiale, ndërsa tani nënshkruajnë deklarata të notarizuara. Deputetët sipas Kushtetutës janë të pavarur në vendimet e tyre në Kuvend. Ata nuk përfaqësojnë parti politike ose kryetar të partisë i cili i kërkon deklarata nga noterët dhe i keqtrajton nëpër konferenca për media, por përfaqësojnë qytetarët ”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.