Krasniqi e Abdixhiku nën mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës?

Dy liderët opozitarë të Kosovës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, raportohet të jenë marrë në mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.

Marketing

Burimet e klankosova.tv, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, bëjnë me dije se mbrojtja e afërt, dyshes i është ofruar që nga dje.

Klan Kosova është në pritje të një përgjigjieje konkrete nga autoritetet e Sigurisë së Kosovës, dhe do t’ju mbajë të informuar mbi këtë zhvillim.