Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se ajo kundërshton idenë e ndalimit të synetisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Danimarkë është ngritur një debat në lidhje me vendosjen e ndalimit të synetisë ndërsa kryeministrja Frederiksen në mediat sociale tha se ajo kishte ndryshuar mendimin dhe qëndrimin e saj rreth kësaj dhe se tani ishte absolutisht kundër ndalesës së tillë.
Synetimi është një praktikë e kryer nga muslimanët, hebrenjtë dhe disa komunitete të tjera në botë ndërsa Frederiksen rikujtoi se më shumë se 6 milionë hebrenjë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Partia ime Social Demokrate premtoi se pas Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë në Danimarkë nuk do të vuajnë tortura. Unë përsëri e jap këtë premtim”, tha Frederiksen.
Ajo tha se konsideron se është absolutisht e gabuar që me ndalesën e synetimit të dërgosh një mesazh se hebrenjtë nuk janë të mirëpritur në Danimarkë.
Megjithëse ajo shprehu kundërshtim absolut ndaj ndalimit të synetisë, Frederiksen në shpjegimin e saj potencoi vetëm se do të ishte keq për komunitetin hebre, i cili numëron afër 6.000 anëtarë në Danimarkë.
Ajo nuk përmendi komunitetin musliman, i cili gjithashtu do të preket nga ndalimi i synetisë dhe ka rreth 320.000 muslimanë që jetojnë në Danimarkë.
Në Danimarkë, çdo vit kryhen mesatarisht rreth 2.000 synetime.