Kryesuesit serb të Bosnjës i dhëmbin fjalët e Kurtit: Asociacioni do të formohet

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se Kosova është një çështje e përgjithshme serbe dhe është çështja më e rëndësishme shtetërore në Serbi.

Marketing

Dodik, si gjithmonë me deklarata “të mëdha” kundër Kosovës ka thënë se është djep i popullit tonë, shkruan “Sputnik”.

Ai gjatë intervistës për medien ruse ka tënë se Kurti po flet për kushtet e dialogut, duke thënë se ajo që po bën padyshim që është një monolog, dhe dialogu kërkon të paktën dy palë.

“Kurti, i cili flet për kushtet për dialog, padyshim që dëshiron një monolog, dhe dialogu kërkon të paktën dy palë. Serbia ka një qasje të qartë – që Asociacioni I Komunave Serbe duhet të formohet. Historia shqiptare është ta parandalojë atë. Sigurisht, të huajt duhet të jenë neutral. Unë e di që rreth Kosovës ata duan ta thyejnë atë. Fakti që Biden dërgon një mesazh që thotë – “njohja e ndërsjellë” flet shumë për sa është humbur. Pavarësisht se është një nga udhëheqësit më të fuqishëm në botë , është një histori analfabete, duke pasur parasysh se Serbia nuk ka nevojë për njohje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti që po sillet si triumfalisë duhet të përballet me rrethana reale.

“Kurti që sillet triumfalisht do të duhet të përballet me rrethana reale, me një kuazi-komunitet që në mënyrë të rreme paraqitet si shtet, por nëse do të bëhet zyrtarisht varet nga Serbia. Do të ishte më mirë që ai të negocionte “, deklaroi Dodik.