KSHZ-ja miratoi rregulloren për organizimin e referendumit

Kryeministri Zoran Zaev këmbëngul se përgjegjësia do t’i kalojë institucioneve nëse në referendum nuk vendoset fati i marrëveshjes me Greqinë. Zaev theksoi se 30 shtatori mund të jetë fundi i mandatit tij, duke shtuar se zgjidhja institucionale nuk nënkupton me çdo kusht pranimin e marrëveshjes.

Marketing

Cilin do jurist që do ta pyesni thotë se nëse qytetarët nuk sjellin vendim, shoqëria pyet çfarë më tej? Më tej vazhdojnë institucionet. Në këtë aspekt nuk predikoj se si do të vendos Kuvendit. Ka mundësi që të gjithë 120 deputetët të votojnë kundër, për ose të jenë të ndarë. është proces që duhet ta ndjekim. Ju bëj thirrje që edhe ju të jeni të sigurt ashtu siç jam edhe unë se do të ketë cenzus dhe shumica do të votojnë për.

Pse? Shumë e thjeshtë arsye: Cila është alternativa? – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Ndërkohë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me përgatitjet për referendum.

Nga mbledhja e parë, KSHZ-ja drejton apelin tek qytetarët që të verifikojnë listën zgjedhore. Të drejtë vote do të ketë edhe mërgata e cila do të votojë nëpër përfaqësitë diplomatike, ndonëse kundër kësaj ishte nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu e cila kërkoi që mërgata të kthehet dhe të votojë në vendlindje. Për shkak të mospërputhjeve mes Ligjit për referendum dhe Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja miratoi rregullore pune.

Deri më 7 gusht pritet që të sigurohen të dhënat nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës. Nga 12 gushti KSHZ-ja fillon me formimin e Komisioneve Lokale Zgjedhore, në ndërkohë nga 9 deri më 23 gusht lista zgjedhore vendoset për shqyrtim publik. Më 7 shtator publikohet lista zgjedhore e azhurnuar.