Ndërmarrja Publike Komunale “Ujësjellësi”, në qytetin e Kumanovës ditëve të fundit ka filluar punët për ndërrimin e matësve të ujit të vjetër, me matës të ujit të ri elektronik. Në fazën e parë të ndrrimit të matësve të ujit janë paraparë të ndërrohen 10.000 sosh.
Ky projekt është financuar nga IPA Fondet në vlerë prej 1.65 milion euro ku përfshinë jo vetëm ndërrimin e matësve të ujit, por edhe një sër aktivitete tjera që kanë të bëjnë me punën dhe veprimtarinë e Ndërmarrjes Publike komunale “Ujësjellësi” të qytetit të Kumanovës.
“Do të thotë se këto mates të ujit, funksionojnë edhe në rast të përmbytjes së pusetave, dhe nuk lejojnë vakumimin për cka edhe kemi reagime të shpeshta nga qytetarët për matësit e vjetër të ujit. Me këtë pra bëhet lexim qind për qind i sakt i konsumimit të ujit, me realizimin e këtoj projekti edhe qytetarët kanë benefite të shumta. Në këtë faze do të ndërrohen rreth 10.000 matës të ujit, kurse ndërkohë do të aplikojmë për 20.000 matës të tjerë që të mundet të gjithë shfrytëzuesit e ujit në Kumanovë të përfshihen në këtë projekt. Prioritet kan Cerdhet, Shkollat, dhe institucionet tjera, dhe me kalimin e kohës do të shtrijmë këtë aktivitet edhe në periferi të qytetit”, tha Goran Stojkovski, drejtor i “N.P. Ujësjellësi” Kumanovë.
Ndryshe në komunën e Kumanovës janë të regjistruar gjithësej 28.000 matës të ujit. Nga N.P.”Ujësjellësi”, paralajmërojnë se ndërrimi i matësve të ujit do të bëhet në faza. Me këto lloje aparatura elektrike do të menjanohen të gjitha defektet e deritanishme të cilat kan cuar në humbje të ujit mbi 50%. Projekti në fjalë sipas autoriteteve komunale pritet të përfundoj deri në Qershor të vitit 2019.