Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur gjatë mbledhjes me qeverinë shqiptare në Elbasan se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriot dhe të flasin si diplomatë.

Marketing

Kurit tha se qeveritë duhet të bashkëpunojnë për të forcuar të dy shtet duke rritur ekonominë dhe luftuar krimin.

“Unë vij për herë të parë në takimin e përbashkët të qeverisë. Mandatin e parë si kryeministër e mbajtja 4 muaj dhe këtë kamë bërë 8 muaj,pra jamë duke përparuar. Të thuash se jemi të lumtur se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete se jemi më të fortë është shkurtpamësi, e të thuash se do të bashkoheshim je nacionalist dhe të thuash se do të bashkohesh në BE do të shqyhesh për diplomat. Le të flasim si diplomat dhe të punojmë si patriot. Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbaritin e tyre. Si patriot duhet ti forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse“, tha Kurti.

Marketing