Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Zaevit nga vendi i deputetit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pasdite e konstatoi dorëheqjen nga funksioni i deputetit liderin e LSDM-së Zoran Zaevin i cili është mandatar për përbërjen e Qeverisë së re.

Marketing

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi tha se Zaevi nuk do ta elaborojë dorëheqjen dhe e ndërpreu seancën derisa nuk e marrin raportin e nevojshëm nga KSHZ-ja i cili duhet t’i japë certifikatë për deputet në listën e kandidatit të ardhshëm të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundeni”, kush do të vijë në vendin e Zaevit. Pas marrjes së certifikatës nga KSHZ-ja, seancë do të vazhdojë me verifikimin e mandatit të deputetit të ri.

Pritet dorëheqje të parashtrojnë edhe deputetë të tjerë të cilët duhet të shkojnë në funksione të reja në pushtetin ekzekutiv. Krahas Zaevit, këta janë Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Milla Carovska, Lupço Nikolloveski, Oliver Spasovski, Jagoda Shahpanska nga LSDM-ja dhe Naser Nuredini nga BDI-ja.

Lideri i LSDM-së Zaevi paralajmëroi se do ta parashtrojë propozimin për përbërjen e qeverisë së re në Kuvend pasi deputetët të cilët duhet të jenë ministra do të japin dorëheqje, do të verifikohen mandatet e atyre që do t’i zëvendësojnë dhe do të merret vendim për numrin e nënkryetarëve të Parlamentit.