Ky është banori i eliminuar për sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Që nga e marta banorët e nominuar për eliminim kanë qenë Egzona dhe Tani.

Marketing

Gjatë javës, ata janë votuar nga publiku që njëri nga ta i duhet ta lë shtëpinë sonte.

Edicioni i ri nisi me komentimin e disa situatave brenda shtëpisë që kanë ndodhur këto ditë.

Në vazhdimësi, erdhi momenti i zarfit i cili ka brenda tij emrin e të eliminuarit.

Moderatorja, Arbana Osmani njoftoi se banori i cili duhet ta lë sonte shtëpinë është Egzona.

Ndryshe, të martën u eliminua Beatrix Ramosaj.