Kylian Mbappe fiton Këpucën e Artë, golashënuesi më i mirë në Botëror

Kylian Mbappe ka marrë një trofe individual në Kampionatin Botëror.
Franca u mposht në finale 4:2 në penallti, duke mbetur kështu pa kupën Botërore.

Marketing

Megjithatë Mbappe nuk u largua pa fituar një trofe, qoftë edhe individual.

Anësori francez realizoi hat-trick në finale – të parin në histori të finaleve në Kampionatet Botërore.

Në këtë mënyrë, Mbappe e përfundoi turneun me tetë gola dhe dy asistime, derisa Messi shënoi shtatë gola dhe tri asistime.