Lagjja e Trimave, Avokati i Popullit: Trasfer të të burgosurve duhet të ketë

Edhe pse 10 ditë më parë Drejtori për zbatimin e sanksioneve theksoi se të dënuarit për logjistikë në rastin “Lagjja e Trimave” për shkaqe sigurie nuk do të transferohen në shtëpi tjetër përmirëse ndëshkuese, Avokati i Popullit Naser Zyberi thekson se kjo drjetori ka pranuar rekomandimin e Avokatit të Popullit për përmbushjen e të drejtave ligjore sa i përket zhvendosjes dhe benefiteve tjera.
“Rekomandimi jonë i fundit është pranuar nga Drejtoria për egzekutimin e sanksioneve se këta persona patjetër se do të duhet të trajtohen njejtë sikurse të gjith të burgosurit e tjerë por rekomandimi im fillestar ka qenë që ata të zhvendosen nga burgu i Shkupit në burgun e Idrizovës, sepse në Burgun e Shutkës edhe po të duan që ti shfrytëzojnë ato të drejta dhe beneficione nuk egziston rregullativ dhe kushte praktike. Para dy javësh mendimin që e kanë dhënë ata është  në funskion të rekomandimit tonë se zgjidhja është trasferi i tyre.”, tha Avokati i Popullit Naser Zyberi.