Lazim Destani : Lusim Zotin për mirësi, begati,harmoni, larg zënkave e konflikteve, sherreve të dynjasë

Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha moshat dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë , thotë personaliteti i shquar filantropi i njohur Lazim Destani .

Marketing

Porositë e muajit të Ramazanit duhet të shoqërojnë besimtarët edhe në muajt e tjerë, thotë Destani në mesazhin që e përcjell sot dhe vazhdon ai , – e para prej tyre është kujdesi ndaj familjes, ruajtjes së saj si dhe rritës dhe edukimit të drejtë të saj. Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike.
Ramazanin e përcjellim të lumtur që krijuesi na e dha mundësinë t’i përjetojmë nimetet e tij e sot krenarë e faqebardhë, me familjet tona festojmë festën e Fitër Bajramit…

Gjatë një muaji ishim bashkë në adhurime, falje e lutje. Ishim bashkë në syfyre e iftare. Edhe sot e tutje të vazhdojmë të jemi bashké kudo , në arritje té sukseseve té reja , për një jetë të miré , për një shtet të fortë.

Në këtë ditë të madhe, në festën e Fitër Bajramit, lusim Zotin për mirësi, begati, paqe, harmoni, larg zënkave e konflikteve, sherreve e egove të dynjasë- uron Lazim Destani.