LD: Dyert e BE-së dhe NATO-s mbetën të hapura për Maqedoninë

Me vendimin e Kuvendit për të aderuar në ndryshimet në Kushtetutë, dyert e NATO-s dhe BE-sl mbetën të hapura për Maqedoninë, vlerëson kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov.

Marketing

“Deputetët dhe të gjithë qytetarët ballafaqohen me sfida serioze dhe realitet të hidhur, por pas ditës së djeshme dramatike, sot mendoj se të gjithë jemi më të vetëdijshëm dhe më të mençur, sepse Maqedoni bën hapa para, si shtet i popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve, moderne, evropian si dhe shtet në të cilën do të mundësohen kushte për të rinjtë që ta krijojnë dhe punojnë në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokratike të Maqedonisë.

Nga partia vlerësojnë se në përgatitjen e amendamenteve duhet të kyçen të gjithë ekspertët dhe përfaqësuesit e partive politike, me qëllim që të forcohet identiteti kombëtar maqedonas, gjuha dhe veçoritë tjera.

“Është koha që opozita që t’i rishikoj qëndrimet e saja dhe të kyçet në proceset të cilat mundësojnë perspektiva për Maqedoninë dhe nënkuptojnë paqe, stabilitet dhe siguri, si kyçe për zhvillim ekonomik dhe jetë me dinjitet. Na duhet uniteti, sjellja e arsyeshme dhe e urtë”, thuhet në deklaratën e LD-së.