Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë pasditen e sotme. Sipas EMSC tërmeti ka qenë me një magnitudë 4.0 i shkallës Rihter.

Marketing

Epiqendra e tërmetit në fjalë ka qenë 6 km në Jug-Perëndim të Peqinit, apo 37 km në jug të Tiranës.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km dhe sipas EMSC ka pasur një shkallë ndjeshmërie të lartë.