Leonora Rrahmani: Jemi skuadër e re, por do të bëjmë gjëra të mëdha

WHC ÇAIR është një ekip me plot emocione që ka shënuar një rritje të shpejtë, të pamposhtur në Super Ligë që nga shtatori i vitit të kaluar, të freskët nga fitorja 31-23 ndaj Struzhankës dhe me plot shpresë për tu kualifikuar të shtunën më tutje në Kupën e Maqedonisë.

Marketing

Kryendeshja e këtij kompeticioni është ndaj kampionit aktual Gjorqe Petrov e cila në përbërjen e saj ka 5 lojtare të Reprezentacionit të Maqedonisë.Gjithsesi ekipi jonë është në gjendje gadishmërie para këtij dueli të rëndësishëm. Brenda grupit të hendbollisteve po mbretëron një atmosferë e mrekullueshme dhe një bashkëpunim tejet korrekt me shtabin teknik.

Të gjitha hendbollistet janë duke i zbatuar me përpikëri detyrat e dhëna nga trajnerët e ekipit dhe mbetet vetëm angazhim maksimal dhe “luftë” sportive në fushë për arritjen e qëllimit.

Gjithashtu të dy skuadrat jemi konkurente direkte edhe në garën për titullin kampion të Super Ligës, ku ne do të luftojmë me të gjitha forcat për këtë arritje historike për klubin tonë.

“Edhe nëse ëndrra pëson një goditje të vogël, Çairi do qëndrojë akoma.”!

Ëndrra vazhdon!!