Lëshohet në përdorim rruga e re në lagjen Drenovec të Tetovës

Rruga e sapoprojektuar në bllokun 4 ose tek Fabrika e tullave në pjesën e poshtme të lagjes Drenovec në Tetovë ka përfunduar me ndërtimin pas një viti nga depërtimi, njofton Koha.mk

Marketing

Kryetarja Teuta Arifi sot kreu ekspertizë të punëve të kryera ndërtimore në rrugën e shtruar.

“Jemi këtu që ta shënojmë përfundimin e punëve ndërtimore , 350 metra me gjerësi prej gjashtë metrave, me trotuare, me ndriçim, kanalizim fekal 250 metra derisa gjithë vlera është 9 milionë e 500 mijë denarë. Për këtë pjesë konsiderojmë se kemi kryer punë të madh në lidhje me vlerën që është këtu, ndërsa bëjmë projeksione edhe për probleme tjera në këtë lagje”, tha Arifi.

Për këtë aks, vitin e kaluar banorët e lagjes kanë mbajtur protestë para ndërtesës komunale, pas së cilës pas 15 ditëve filloi të ndërtohet rruga.

“Kjo është mirë për lagjen, kemi qenë vazhdimisht në baltë. Duhet të vazhdohet rruga edhe më tej. Ende kemi probleme”, deklaroi Bajram Kuçi nga bashkësia lokale e Drenovecit.

Arifi konsideron se kjo rrugë në të ardhmen do të ndërlidhet me bulevardin “Bllagoja Toska” tek kazerma.

Në pyetjen e gazetarëve kur do të realizohen paralajmërimet e shumta për rikonstruksionin e rrugës “Goce Dellçev”, që është shkatërruar, ndërsa lidh numër të madh të lagjeve, Arifi sërish me paralajmërim se do të punohet.

Marketing