Lëvizja BESA kërkon ndryshime të Amendamentit të V të kushtetutës së RMV

Jemi në një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen e
shtetit, duke i respektuar dhe promovuar të gjitha vlerat e demokracisë së
mirëfilltë, e vlersojmë si moment jashtzakonisht të volitshëm që përmes një
kohezioni intra-etnik dhe ndër-etnik të korigjojmë gabimet historike që janë
bërë përmes formulimeve jo adekuate në Kushtetutën e Republikës së
Maqedonisë së Veriut dhe për të ndërtuar një kushtetutë e cila do jetë
burim kryesor i paqes, tolerancës dhe vlerave demokratike.

Marketing

Andaj Lëvizja BESA në bazë të dispozitave të nenit 130 të Kushtetutës së
Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes kësaj kërkese i sugjeron dhe
kërkon nga propozuesi i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese, pra
Qeverisë së RMV-së, që gjatë përpilimit të draft-verzionit për ndryshimet
kushtetuese që do t’i dërgohet për debat Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut të inkorporojë përveç ndryshimit të preambulës së
kushtetutës edhe ndryshime të Amendamentit të V të kushtetutës së RMV
edhe atë:
1.Amandamenti V, pika 1, paragrafi 1 i Kushtetutës të formulohet në këtë
formë:
Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në
marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe
shkrimi i saj qirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.

Paragrafet tjerë të Amendamentit V duhet të përshtaten konform paragrafit
1. Lëvizja BESA nuk ka kundërshti ndaj inkorporimit të komunitetit Bullgar
në preambulën e kushtetutës së vendit por me këmbëngulje do të insistoj
që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e
barabartë me gjuhën maqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Jemi të bindur se përmes korigjimit, saktësimit dhe ndërhyrjeve në nenet e
propozuara më lart, ndjeshëm do të përmirsohet Kushtetuta e vendit e cila

do garantojë stabilitet dhe paqe afatgjate si dhe do jetë reflekcion i realitetit
shoqëror që ka Maqedonia e Veriut. Pra, me këto ndërhyrje jo vetëm që do përforcohet
karakteri multietnik dhe shoqëror i shtetit por njëkohësisht do mundësohet
edhe funksionimi efikas i institucioneve shtetërore, gjë që është shumë e
rëndësishme për një shtet anëtare e NATO-së dhe shtet i cili synon
integrimin në BE.
31.03.2023
Fatmir Sabriu – Departamenti i drejtësisë

Marketing